Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë, Policia po e heton rastin

Shiriti i policise

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën një grua është gjetur e vdekur në Prishtinë. 

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Në raport thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.