Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Pejë, policia po e heton rastin

Policia

Foto ilustrim

Një grua është gjetur e vdekur në Pejë dhe policia është duke e hetuar rastin.

Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur të hënën.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.