Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq

Policia

Foto: Ilustrim

Një grua është gjethur e vdekur mëngjesin e së dielës në Leposaviq.

Policia ka njoftuar se është duke e hetuar rastin. 

“Është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin policor. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.