Kronikë

Gjenden në Shqipëri veturat e vjedhura në Kosovë, dyshohet se do përdoreshin për qëllime kriminale

Gjenden në Shqipëri veturat e vjedhura në Kosovë

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar dy automjete të vjedhura në Kosovë që dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale në Rrëshen. 

Një 34-vjeçare është arrestuar si e dyshuar “se ka trafikuar në Shqipëri dy automjetet me targa kosovare”. 

“Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’ dhe ‘Mashtrimi me pasoja të rënda’, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip ‘BMË’ dhe ‘Volkswagen’, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen”, njoftoi Policia. 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D.P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij dy automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.