Kronikë

Gjenden në oborrin e një shtëpie në Gjilan kapsolla eksplozivi të pashpërthyera

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një burrë ka njoftuar të shtunën se derisa po kryente punime në shtëpinë e tij në Llashticë të Gjilanit, në themelin e murit të oborrit ka gjetur një pako metalike në të cilën kishte disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK-së për deminim dhe KFOR-i, që kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv. Dyshohet se pakoja i përket një periudhe të vjetër kohore. 

“Llashticë, Gjilan 01.03.2025-16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke i kryer disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit kishte gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK për deminim dhe KFOR të cilët kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.