Kronikë

Gjenden armë e municion në veri të Mitrovicës

Gjenden armë e municion në veri të Mitrovicës

Policia ka gjetur armë e municion në veri të Mitrovicës të martën. Pas informacioneve se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër, përkatësisht tek "Shkëmbi i Dudës" në qytetin e Mitrovicës Veriore. 

Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar: 

  • Një armë te gjatë - AK-47,
  • Dy karikator të së njëjtës armë me nga (tridhjetë) 30 fishek,
  • Katërqind e shtatëdhjetë e tre (473) fishek të pistoletës,
  • Dyzet fishek të armës së gjuetisë,
  • 122 fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë,
  • Një thikë taktike,
  • Një komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe
  • Një çantë e zezë.

Në lidhje me rastin në Stacion Policor është shoqëruar i dyshuari Z.T. i moshës 68-vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.