Kronikë

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona”, ka thënë ajo. 

Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal.