Një punonjës në gjendjen civile në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin për ryshfet.
Punonjësi po dyshohet se ka kërkuar të holla për t’i rregulluar një dokument një personi. Viktima dyshohet se ia ka dhënë të hollat.
“Gjakovë 21.08.2024-09:19. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla, të cilat ankuesi ia kishte dhënë. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.