Kronikë

Gërmoi me ekskavator pa pëlqim të institucioneve, arrestohet i dyshuari në Leposaviq

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të hënën në Leposaviq nën dyshimin se ka gërmuar me ekskavator pa pëlqimin e institucioneve të Kosovës.

Policia ka njoftuar të martën se i njëjti ka gërmuar një sipërfaqe afër rrugës nga e shtuna.

I dyshuari, me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga i dyshuari është sekuestruar ekskavatori, ndërsa rasti është cilësuar si “ndotje, degradim ose shkatërrim i mjedisit”.