Kronikë

Fushë-Kosovë, rrihen mes vete pesë persona për shkaqe pronësore

Rrahje

Foto-Ilustrim

Pesë persona janë rrahur mes vete në fshatin Sllatinë e vogël në Fushë-Kosovë, shkaku i një kontesti pronësor. 

Policia ka bërë të ditur se pesë të dyshuarit dhe një e mitur kanë marrë lëndime trupore. 
Ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

“Fsh. Sllatinë e vogël, Fushë-Kosovë 13.08.2024-19:23. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes vete me mjete të forta pesë meshkuj kosovarë. Lëndime trupore kanë pësuar pesë të dyshuarit si dhe një viktimë e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.