Njësia e Deminimit e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë sot tërheqjen e një mjeti shpërthyes në Shtime.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për “Kosova Press”, se tërheqja e mjetit e dyshuar si predhë artilerie e kohës së Luftës së Dytë Botërore është bërë rreth orës 18:00.
Mjeti shpërthyes ishte gjetur sot rreth orës 11:30 afër një rezervuari të ujit në rrugën “Skënderbeu” në Shtime, ku në vendin e ngjarjes kishin dalë policia dhe njësitet përkatëse të FSK-së.