Në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdon të mbetet 18-vjeçarja nga Ferizaj, që mbrëmjen e së shtunës ra nga kati i katërt i banesës në Ferizaj.
Shefi i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, i tha KOHËS të hënën se viktima me inicialet A.M., po merr trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor në mjekimin intensiv.
“Gjendja e pacientes që i referoheni po mbetet edhe më tutje e rëndë. Vazhdon të merr tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor në mjekimin intensiv. Vazhdojmë të kompletojmë me konsultimet e nevojshme mjekësore”, tha Uka.
Nga ky objekt banesor ra edhe një 15-vjeçare me inicialet Z.M., që humbi jetën.