Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Shqipëria një shtetas kosovar i cili dyshohet për veprën penale "dhunim".
I dyshuari pretendohet se ka kryer krimin më 13 tetor të vitit të kaluar në Prizren.
Ai është ekstraduar të martën.
“Prizren / 13.10.2024 – NN. Më 14.01.2025 lidhur me rastin pas një pune hetimore së bashku me autoritetet e Shqipërisë është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me urdhër të gjykatës është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.