Një grua është arrestuar të dielën në Prishtinë nën dyshimin për dhunë në familje.
Policia ka njoftuar të hënën se e dyshuara ka qenë në gjendje të dehur derisa e ka sulmuar verbalisht viktimën, po ashtu i dehur.
Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.