Një grua nga Mitrovica e Veriut ka raportuar në Polici se ish-i dashuri është duke e ngacmuar vazhdimisht përmes telefonit.
“Ankuesja kosovare, ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Me kërkesë të ankueses thuhet se është lëshuar urdhër mbrojtës. Për këtë thuhet se është njoftuar edhe i dyshuari.
Në konsultim me prokurorin rasti thuhet se shkon në procedurë të rregullt.