Kronikë

E mitura në prag të lindjes shkon në QKUK, Policia inicion rast

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur shtatzënë ka shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, repartin e Gjinekologjisë për të lindur. E mitura rreth moshës 16-vjeçare është nga fshati Mikushnicë e Skenderajt, ndërsa ishte duke bashkëjetuar me një person. Klinika ka njoftuar Policinë dhe ndaj tyre është iniciuar rast.

“Me vendim të prokurorit, palët do të intervistohen ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

KOHA ka mësuar nga Klinika Gjinekologjike se e mitura është në javën e 40-të të shtatzënisë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.