Një e mitur ka raportuar në Policinë e Drenasit se është abuzuar seksualisht pasi i dyshuari fillimisht i kishte dhënë substancë narkotike të llojit kokainë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 nëntor.
I dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ai po hetohet për veprën penale “Intoksinimi i personit tjetër me narkotik ose substanca psikotrope”.