Kronikë

E mbyllën një burrë në një lokal dhe e rrahën, arrestohen dy të dyshuar

Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se kanë mbyllur një burrë në një  lokal dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij. 

Ata dyshohen për veprën penale “privim i kundërligjshëm nga liria”. 

Ai dyshohet se është mbajtur i mbyllur vikendin e kaluar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Viktima thuhet se kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor. 

“Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.