Kronikë

E mbyllën në kafene për shkak të një borxhi, arrestohen dy të dyshuarit

arrestohen

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona në Suharekë pasi privuan nga liria e lëvizjes një tjetër. 

Sipas Policisë, të dyshuarit e kanë mbajtur viktimën në një kafene për shkak të një borxhi që u ka pasur. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull  kosovar duke e mbajtur atë në një kafiteri. Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën. Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.