Një person është arrestuar të dielën në Kaçanik nën dyshimin se e ka kërcënuar verbalisht një grua më 15 prill.
Policia ka njoftuar të hënën se kanosja ka ndodhur përmes rrjeteve sociale, derisa i njëjti ishte jashtë shtetit.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.