Kronikë

Dyshohet se u sulmuan nga hajni në Graçanicë, përfundojnë në QKUK pronarët e shtëpisë

QKUK

Dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e sulmit që dyshohet se ka ndodhur ndaj tyre nga një person gjatë një vjedhjeje grabitqare në tentativë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën mbrëma në Graçanicë. 

Siç thuhet në raportin 24-orësh policor, rasti ka ndodhur në shtëpinë e viktimave, ku i dyshuari i ka sulmuar duke iu kërkuar para. 

“I njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Njësitë policore janë duke kryer procedurat hetimore.