Kronikë

Dyshohet se u përfshinë në rrahje, arrestohen katër persona në Drenas

Policia

FOTO: Ilustrim

Të paktën katër persona janë arrestuar të dielën në Drenas nën dyshimin se janë përfshirë në një rrahje mes vete. 

Policia ka njoftuar të hënën se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve gjatë orëve të pasditës. 

Që të gjithë të dyshuarit kanë mbetur të lënduar e gjithashtu edhe një dëshmitare e rastit. 

Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri. 

“Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe tetëmbëdhjetë fishekë”, thuhet në njoftim. 

Me vendim të prokuroritm, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.