Kronikë

Dyshohet se tentoi ta dhunojë të dashurën, arrestohet një burrë në Prizren

Arrestim foto ilustrim

Foto ilustrim

Një person është arrestuar të shtunën në Prizren nën dyshimin se ka tentuar ta dhunojë të dashurën e tij. 

Policia ka njoftuar të dielën se viktima ka pranuar trajtim mjekësor. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij viktimës femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.