Kronikë

Dyshohet se rrahu nënën, lirohet në procedurë të rregullt

Policia

Foto: Ilustrim

Është liruar në procedurë të rregullt një burrë i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. 

Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur të mërkurën në Pejë dhe është cilësuar si dhunë në familje. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.