Kronikë

Dyshohet se një i mitur në Rahovec dhunoi dy të mitur të tjerë

Policia

Foto: Ilustrim

Një i mitur në Rahovec është arrestuar mbi dyshimin për dhunim. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se i mituri dyshohet se ka dhunuar dy të mitur të tjerë. 

I dyshuari është në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi qe i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.