Kronikë

Dyshohet se ia mori 600 euro viktimës për patentë shofer, gjilanasi arrestohet për mashtrim

arrestim

Një person është arrestuar të hënën në Gjilan nën dyshimin se e ka mashtruar një person, duke i marrë 600 euro para në këmbim të dhënies së patentë shoferit.

Policia ka raportuar se rasti ka ndodhur më 27 gusht të vitit të kaluar. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur ka kryer veprën penale të lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar duke i marr një shumë parash prej 600€ dhe duke përdorur pajisje elektronike në këmbim të dhënies (mundësimit të kalojë testin) e patentë shoferit”, thuhet në njoftim. 

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.