Kronikë

Dyshohet për të shtëna në Pejë, polici has në gëzhoja e njolla gjaku afër shkollës të të verbërve

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një gjuajtje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës në rrugën “Bill Clinton”, në afërsi të shkollës speciale për të verbërit në Pejë.

Një zyrtar policor derisa ishte duke ecur, ka parë gëzhoja dhe njolla të gjakut dhe se ka lajmëruar policinë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:52 minuta një zyrtar policor, i cili derisa ishte duke ecur në rrugën ‘Bill Clinton’ në afërsi të shkollës të të verbërve ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Zyrtari policor menjëherë ka njoftuar policinë dhe në vend ngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilët janë duke u marrë me rastin”, ka thënë ai. 

Ai tutje tha se më vonë policia do të dalë me informacione shtesë lidhur me rastin.