Kronikë

Dyshohet për të shtëna me armë në drejtim të Policisë në Pejë

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, teksa nuk është raportuar për të lënduar. 

I dyshuari është në arrati, mirëpo është arritur të identifikohet. 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja. 

"Zyrtari policor sapo kishte dalur nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime. I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja", ka thënë Gashi për KOHËN.