Një sulm seksual ndaj dy burrave është raportuar të ketë ndodhur të shtunën në Ferizaj.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se një person ka raportuar që dy të dyshuar e kanë kryer veprën penale ndaj dy burrave të tjerë.
Njësitet policore relevante janë marrë intensivisht me rastin si dhe kanë identifikuar njërin nga të dyshuarit.
Rasti është në proces hetimor.