Kronikë

Dyshohet për grabitjen e 30 mijë eurove nga një këmbimore në Ferizaj

Policia

FOTO: Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këmbimore në Ferizaj pasditen e së mërkurës, e ku dyshohet se janë vjedhur rreth 30 mijë euro, ka thënë Policia.

Sipas Policisë, grabitësi ka hyrë brenda këmbimores i armatosur, ka marrë shumën e parave dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Gjatë grabitjes, në këmbimore ishte vetëm punëtori 30-vjeçar.

Nuk raportohet për lëndime.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i Policisë:

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistolet) arrinë të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.