Kronikë

Dyshohen se hodhën granatë dore në parkingun e një lokali në Lipjan, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona nën dyshimin se në orët e hershme të së shtunës kishin hedhur një granatë dore në parkingun e një lokali në Lipjan. 

Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar. 

Me vendim të prokurorit është kryer bastisja e shtëpisë së njërit nga të dyshuarit dhe është gjetur një armë gjuetie dhe një pushkë ajrore. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

“Lipjan  17.08.2024-02:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në parkingun e një lokali. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.