Policia e Kosovës është duke hetuar dy raste të vdekjeve në Prishtinë.
Në një rast thuhet se një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë të hënën.
“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Kurse në rastin tjetër thuhet se një burrë është gjetur i vdekur gjithashtu në banesën e tij.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.