Një fëmijë 3-vjeçar dhe një grua 42-vjeqare kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Dragash-Zhur, të hënën rreth orës 11:00.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Laku i keq”.
“Bazuar në informacionet e para në ketë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona ka ndërruar jetë (një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i Emergjencës së spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në njoftim thuhet se lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e trafikut në Prizren.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë thuhet se janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë,
I dyshuari thuhet se me urdhër të prokurorit të shtetit, pas marrjes se ndihmës së parë është ndaluar për 48 orë.
