Policia e Kosovës njoftoi se dy të mitur kanë marrë 21 pako të kafesë në një dyqan në Prishtinë dhe kanë ikur ka paguar. Vlera e pakove sillet rreth 167 euro, derisa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, e tjetri është liruar.
Rasti është iniciuar si “vjedhje”.
“Është raportuar se dy persona të panjohur të mitur në një market i kanë marr 21 pako me princ kafe vlera e të cilave sillet rreth 167.70€ dhe kanë ikur pa bërë pagesën. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në njoftimin policor.
Ndërsa, Policia ka iniciuar rast për një vjedhje në një xhami në Rahovec. Një person i panjohur ka hyrë më 7 dhjetor në objektin fetar dhe me mjete të forta ka demoluar kasafortën, duke vjedhur paratë që ishin në arkë.
Një vjedhje po hetohet edhe në Gjakovë. Në një vendpunishte për renovimin e muzeut, persona të panjohur kanë vjedhur material dhe pajisje të punës.
Rasti është nën hetime.