Kronikë

Dy të maskuar hodhën benzinë në shkollë, tentuan ta digjnin

Policia

Të premten, dy persona të maskuar kanë tentuar t’ia vënë zjarrin një shkolle në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë.

Ata janë diktuar nga stafi i shkollës dhe janë larguar nga aty.

Policia po e heton rastin, dhe nuk ka të arrestuar për rastin deri tash.

“Raportohet  se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur  lëndë djegëse-benzinë  dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.