Kronikë

Dy të maskuar grabisin para dhe telefon nga viktima në Prishtinë

Grabitje

Foto: Ilustrim

Një person dyshohet se ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur të hënën në Prishtinë. 

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se rreth orës 02:00 në rrugën “Mon Balaj”, dy persona të maskuar, njëri me pistoletë dhe tjetri me thikë, i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon viktimës. 

Ai ka pranuar trajtim mjekësor.

Asnjë person nuk është arrestuar deri më tash, teksa rasti është duke u hetuar.