Kronikë

Dy të lënduar rëndë nga aksidenti në rrugën Prizren – Suharekë

Aksident

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre më rëndë, në aksidentin që ka ndodhur mes një kamioni dhe një kamionete në rrugën Prizren – Suharekë, më saktësisht në fshatin Gjinoc, të martën pasdite.

Policia ka thënë se po heton aksidentin, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretmanë mjekësorë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:55, ndërsa rruga ka qenë e bllokuar për disa orë.

Ka pasur dëme materiale të konsiderueshme.