Kronikë

Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar për KOHËN se shpërthimi ka ndodhur në orën 15:40 në rrugën “Xhemail Haxha”.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

 “Rreth orës 15:40 është raportuar se në rrugën ‘Xhemail Haxha’ në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombol gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë ai.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e rastit.