Kronikë

Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda lokalit në Prishtinë

Policia

Foto: Ilustrim

Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur brenda një në Prishtinë. 

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se shpërthimi dyshohet se ka ndodhur nga një bombolë gazi. 

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në kryeqytet.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.