Kronikë

Dy të arrestuar për trafikim me narkotikë, sekuestrohen 10 kg marihuanë

Dy të arrestuar për trafikim me narkotikë, sekuestrohen 10 kg marihuanë

Dy të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren. 

Policia ka njoftuar se ka informacion edhe për një të dyshuar tjetër të përfshirë dhe se është i njohur për të. 

Policia ka sekuestruar substancë narkotike, e llojit marihuanë, me peshë 10 kg e 510 gr; një armë zjarri kalibër 7.62 mm, me një karikator me 8 fishekë; dy automjete me targa vendore dhe tre telefona.

Operacioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë me peshë 874 gram,  katër fishekë, dy peshore elektronike, dy kuti me pajisje për pastrim të armëve, një foli plastike dhe të holla 3,965 euro.

“Lidhur më rastin janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar) dhe E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar). Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë”, njoftoi Policia.