Kronikë

Dy të arrestuar në Prizren për dëmtim të varrezave

Varrezat

Dy persona janë arrestuar të martën në Prizren pasi dyshohen se i kanë dëmtuar disa varreza.

Policia njoftoi se të arrestuarit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, derisa ndaj tyre është iniciuar vepra penale “dëmtim i varrezave apo kufomave”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur tek disa varreza. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.