Kronikë

Dy të arrestuar në Pejë, dyshohet se dhunuan një 23-vjeçare me probleme mendore

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Pejë, pasi dyshohen për dhunimin e një vajze 23-vjeçare me probleme mendore. KOHA merr vesh se të dyshuarit e arrestuar janë SH.B. dhe I.G, 66 respektivisht 67 vjeç. 

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka thënë se rasti ka ndodhur pak ditë më herët, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar të mërkurën [sot].

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se viktima përveç problemeve mendore, ka pasur ngecje edhe në të folur. Rasti është zbuluar pasi një familjar i viktimës ka arritur të kuptojë se 23-vjeçarja dyshohet të jetë dhunuar. 

LEXO EDHE: