Kronikë

Dy të arrestuar brenda ditës për përdorim të armës në ahengje në Kaçanik e Deçan

Arrestim

Foto Ilustrim


Dy persona janë arrestuar të hënën në Kaçanik dhe Deçan, nën dyshimin se kanë përdorur armë zjarri në ahengje familjare. 

Policia ka njoftuar se rastin në Kaçanik ka ndodhur në fshatin Kovaçec, teksa i dyshuar është një 30 vjeçar me inicialet S.S.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë) dhe sasia e municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti tjetër raportohet të ketë ndodhur në Rastavicë të Deçanit.

Edhe në këtë rast, i dyshuari është ndaluar për 48-orë. 

Rastet janë cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm" dhe "Armëmbajtje pa leje".

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, aty janё gjetur tri gёzhoja, ёshtё kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janё sekuestruar: Njё armё pistoletё Sarsilmaz, njё karikator i sё njëjtës armë, gjashtё fishekё cal: 9mm, tri gёzhoja”, thuhet në njoftim. 

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.