Një grua nga Spanja dhe një burrë nga Belize kanë raportuar në Polici se derisa kishin qenë në vizitë në Ujëvarën e Mirushës, iu ishte thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe nga aty iu ishin vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumente personale.
Policia e Kosovës ka raportuar se është duke e hetuar rastin. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:10.
“Fsh. Llapqevë, Malishevë 15.10.2024 – 13:10. Një femër shtetase e Spanjës dhe një mashkull shtetas i Belizesë (Amerikë Latine) kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë në vizitë te Ujëvara e Mirushës nga persona të panjohur u është thyer vetura me targa vendore që e kishin marrë me qira dhe prej aty u është vjedhur një çantë në të cilën kishin dokumentet personale. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.