Kronikë

Dy raste të vdekjes në Prizren janë raportuar të hënën

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes në rajonin e Prizrenit të hënën. 

Rreth orës 11:00 në rrugën “Shaip Spahiu” është raportuar se është hasur në rrugë një person pa shenja jete. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për KOHËN se njësiti policor i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca. Vdekja e B.K. 72-vjeçar është konfirmuar nga ekipi mjekësor. 

Ndërkohë rreth orës 14:00 në rrugën “Adem Jashari” është njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në tokë pa ndjenja. 

Bytyqi ka thënë se N.Sh. 59-vjeçar i është dhënë fillimisht ndihma mjekësore dhe atij i ishte kthyer vetëdija, por ai vdiq më pas në Spitalin e Prizrenit. 

“Më vonë rreth orë 15:30 nga Spitali Rajonale jemi informuar se viktima ka vdekur . Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dal në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar.  Viktima është  N.Sh. mashkull rreth 59-vjeçar”, ka njoftuar Bytyqi.