Kronikë

Dy persona në Rahovec raportojnë se ndaj tyre dikush në uniformë ushtarake shtiu me armë

arme

Policia ka iniciuar rast për një tentim vrasje në Rahovec.

Dy persona kanë raportuar se dikush ka shtënë me armë në drejtim të tyre dhe se të dyshuarit ishin të maskuar e me uniforma ushtarake.

Policia ka sekuestruar gëzhojat nga vendi i ngjarjes dhe deri tash nuk raportohet për të arrestuar.

Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar  se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar  dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.