Kronikë

Dy persona arrestohen për “falsifikim parash”, konfiskohen mbi 25 mijë euro

Para false

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale “falsifikim parash”, ka njoftuar Policia e Kosovës të mërkurën.

Në rast janë konfiskuar mbi 25 mijë euro, që janë gjetur në veturë.

Sipas njoftimit, të dyshuarit R.P. dhe E.R. janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Të dyshuari R.P., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe E.R., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar), dyshohet se kanë falsifikuar para, respektivisht janë marrë me vënien në qarkullim të parave të falsifikuara apo parave të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar (para me ngjyrë). Te të njëjtit, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore, me të cilën udhëtonin, janë gjetur para në vlerë 25.316 (njëzet e pesë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) € (të dyshuara si të falsifikuara, apo të vjedhura/grabitura nga ndonjë institucion bankar/financiar, pasi që parat ishin të bëra me ngjyrë), andaj personat e dyshuar janë arrestuar për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.