Kronikë

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga një burrë për disa vjet

Policia e Kosovës

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e dy grave në Kaçanik. 

Sipas raportit 24-orësh të Policisë rasti ka ndodhur nga viti 2012 deri në vitin 2019.

Viktimat e kanë raportuar rastin më 21 janar të këtij viti, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar më 29 janar. 

“Më 21.01.2025 dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me 29.01.2025 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.