Kronikë

Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa të lënduar

Aksident

Foto ilustrim

Disa persona janë lënduar në dy aksidente trafiku të hënën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, aty janë përfshirë disa automjete, derisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore.

“Sonte ne orët e mbrëmjes është raportuar për një aksident trafiku ne autostradën ‘Ibrahim Rugova’ , dalja e autostradës Veternik - Bresje 3. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe jemi njoftuar se bëhet fjalë për dy aksidente në të njëjtin lokacion dhe janë të përfshira disa automjete. Në këtë fazë raportohet për disa të lënduar dhe të njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi policor, Daut Hoxha.