Kronikë

Dorëzohet në polici edhe motra e Besar Nimanit

Arrestim i nje personi per te shtena ne Bielefeld pas fundit te seances per vrasjen e Besar Nimanit

Foto: Neue Westfalische / Ilustruar nga KOHA

Motra e boksierit të vrarë, Besar Nimani, është dorëzuar në policinë e Bielefeldit në mbrëmjen e 28 shkurtit, kanë njoftuar autoritetet gjermane. Ajo ishte në kërkim nga Policia dhe Zyra e Prokurorit, për rastin e plagosjes së katër personave javën e shkuar para Gjykatës së Qarkut në Bielefeld të Gjermanisë.

E dyshuara nuk ka pranuar fajësinë. Tash gjendet në qendrën e paraburgimit.

Sulmi me armë u bë pas seancës gjyqësore ku Huseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Besar Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar. Akkurt është një nga dy personat që dyshohen se e vranë Nimanin me 16 plumba në Bielefeld.  

Në mesin e katër të plagosurve të mërkurën, ishin edhe babai dhe vëllai i Akkurtit, ndërsa një 23-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy persona të tjerë të dyshuar për gjuajtje me armë, janë liruar nga policia të mërkurën, pasi është konstatuar që nuk kanë të bëjnë me të shtënat dhe se i përkisnin familjes të Akkurtit. Dëshmitarët kanë pretenduar se e kanë parë Berat Nimanin (vëllain e Besarit) dhe motrën e tij në një makinë të zezë që u largua nga vendi i ngjarjes.

Më 28 shkurt ishte dorëzuar edhe Berat Nimani.